Gjykata Kushtetuese në kolaps - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkarkimi i Fatos Lulos ka çuar zyrtarisht Gjykatën Kushtetuese ne prag të kolapsit. Pas dorëheqjes se Vladimir Kristos, Besnik Imerajt dhe Sokol Berberit, kishin mbetur 6 gjyqtarë, te cilët ushtronin funksionin. Mes tyre, Viktore Tushaj, te cilës i ka përfunduar prej kohësh mandati dhe Gani Dizdari, i cili ka mbushur moshën e pensionit.Me vendimin e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit Gjykata Kushtetuese aktualisht ka 5 gjyqtarë, numër i cili e lejon atë që të mblidhet për të shqyrtuar çështjet, por e bënë të pamundur vendimmarrjen, nëse një prej anëtareve është kundër.Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese i ka sytë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, organi i cili do duhet të shqyrtoi kandidaturat e mbërritura nga Presidenca, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë. Por sërish edhe ky institucion është në ngërç.Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi ka zhvilluar vetëm nje mbledhje ne te cilën ka marre ne dorëzim kandidatet per Gjykatën Kushtetuese, por ai nuk mund te beje vlerësimin dhe renditjen e kandidateve pa kaluar vetingun. Ky është te paktën gjykimi i mazhorances ndërsa opozita vlerëson se anëtaret e KED mund te punojnë pavarësisht se vetingu per ta nuk ka përfunduar.Në këto kushte, kur vetëm 4 anëtare te gjykatës jane me mandat, duket se per muaj te tere kushtetuesja do te bjere ne kolaps.

Share This Video


Download

  
Report form