Lajme Arkiva 2000
Kjo është uzina e superfosfatit në Laç. Vetëm dy ditë më parë Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Mustafa Muçi, ka nënshkruar dhënien e saj me koncesion një firme franceze. Kjo firmë do të menaxhojë këtë ndërmarrje gjigande për 30 vjet. 3 vitet e para do të punohet për rehabilitimin e uzinës që siç e shihni është tërësisht e rrënuar. Në shtator pritet të fillojë puna për një pjesë të vogël të punimeve dhe gradualisht pas çdo meremetimi do të funksionojë me kapacitet të plotë.
Uzina e superfosfatit pjesërisht është mbyllur në vitin 1997 dhe pikërisht gjatë këtyre viteve të fundit është prodhuar me pakicë. Që nga tetori i vitit të kaluar ajo është mbyllur plotësisht. Pas mbylljes punëtorët e kësaj uzine janë paguar me rrogë të plotë dhe aktualisht 180 prej tyre dhe i gjithë stafi drejtues sipas kontratës do të punojnë me këtë firmë.
Kryetari i degës teknike së uzinës tregon se të gjithëve iu intereson rikthimi në punë.
"Punëtorët duan vetëm të fillojnë punë. Nga marrja me koncesion e kësaj uzine një pjesë e tyre do të mbesin pa punë dhe prolemi i tyre është se ata punëtorë që mbesin pa punë, kërkojnë që të marrin pagën e plotë për një vit."
Por çfarë fitimi ka shteti shqiptar për dhënin e kësaj uzine me koncesion:
"Pas këtij rehabilitimi shteti përfiton rreth 15% të këtij fitimi nga përdorimi i këtyre fabrikave. Është një sinjal i mirë që këtu do të ngjallet puna."/tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/