Ish-uzina e superfosfatit në qytetin e Kurbinit vijon të jetë në mëshirë të fatit, teksa në jo pak raste të rinj në pamundësi ekonomike shkojnë të gërmojnë për skrap edhe përse e dinë se mund t'u rrezikohet seriozisht jeta. Pushteti lokal dhe ai qendror ende nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të marrë nën ruajtje këtë objekt që është kthyer në një gërmadhë që rrezikon jetën e atyre njerëzve që vijnë për të kërkuar për metale, si një mënyrë për të siguruar mbijetesën në këtë qytet të varfër.
Pamjet që sjell Report Tv nuk kanë nevojë për shumë koment teksa tregojnë qartë rrezikun që këto gërmadha paraqesin.