A1 Report - Ish-uzina Dinamo, reagojne tregtaret: Sulmet jane te qellimshme

Report TV 2015-08-21

Views 3

TIRANE - Pas rikthimit të deklaratave nga bashkia e Kryeqytetit për mbylljen e tregut të ish-uzinës Dinamo për shkak të kushteve higjieno sanitare, kreu i Unionit Tregtar Agro-Ushqimor, Thedhor Kristuli shpjegon se gjithcka bëhet për interesa klienteliste dhe për të transferuar tregun në tregun e fruta perimeve në Kashar. Sipas tij, deklarata e nënkryetarit të bashkisë Eno Bozdo se cianuri është hequr nga tregu Dinamo është shpifje, pasi publikisht dihet që cianuri ka qenë i depozituar në tregun e uzinës Dajti.
"Këtu ka qenë një vijueshmëri tesnionesh dhe presionesh nga pushtetet e vjetra për largimin e këtij tregu këtu dhe për kalimin e tij në Kashar. Bashkia kur nuk e realizoi herën e parë që vuri bllokadat tek hyrja, vazhdoi pastaj tha që Inspektoriati sanitar nga ana tjetër në bashkëpunim me Bashkinë thonin do ta rregulloni tregun, gjë e cila është normale. Pra do të hiqen llamarinat e këqija dhe do të vendosni llamarina sanduiç. Dhe për ironi të fatit që vendosëm llamarinat sanduiç, na thanë e ke ndërtim pa leje. Mbaroi dhe kjo punë. U vazhdua pastaj ça do të gjejmë ndonjë gjë meqënëse situata është e ndjeshme dhe ke lëndët kimike, o burra flasim cianuri. Zotria në fjalë ka bërë një akt kriminal ndaj nesh. Ka arritur deri atje sa ti thotë që mos hyni tek Uzina Dinamo se është vend i kontaminuar. Në fakt është komplet e kundërta. Ne nuk jemi uzina Dajti. Ne jemi uzina Dinamo. I bëjmë apel Ministrisë së Bujqësisë, z.Panariti të verifikojë këto situata sepse tregu Dinamo nuk ka lidhje me cianurët. Këto janë vetëm manovrime të dikujt për të çuar ujin në mullirin e dikujt tjetër", tha për A1 Report drejtori i UTA, Kristuli.

Share This Video


Download

  
Report form