A1 Report - AKU sekuestron djathe dhe gjize me niseshte tek ish-Uzina Dinamo

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANË- Autoriteti i Kontrollit të Ushqimeve ka sekuestruar gjatë një kontrolli në tregun tek ish-Uzina Dinamo në Tiranë, 486 kg djathë dhe 300 kg gjizë pasi kishin përmbajtje niseshteje.

AKU-ja do të vazhdojë inspektimet në të gjitha tregjet dhe stabilimentet e përpunimit të qumështit në të 12 qarqet e vendit.

"Nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj subjekteve që gjenden në shkelje dhe nuk plotësojnë standardet duke rrezikuar konsumatorët", thotë drejtori i AKU-së, Afrim Bakaj.

Kontrollet janë ndërmarrë pas urdhrit të ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti dhe drejtorit të AKU-së, Afrim Bakaj.

Share This Video


Download

  
Report form