Lajme Arkiva 2000
Dje Këshilli i Ministrave miratoi projektet për mjediset e Aeroportit të Rinasit. Në bazë të këtyre studimeve, kompania që do t'a marrë me qera apo siç quhet me koncesion, do të bëjë riparimet dhe sistemimin e mjediseve. Qeveria ka miratuar që në mars koncesionet për disa objekte të rëndësishme që kërkojnë nevojën në adminstrim.
Projekti i miratuar dje përfshin përgjithësisht mjediset ku kryhen veprimet për udhëtarët, kullën e vrojtimit dhe shërbime të tjera. Drejtori i Drejtorisë së Integrimit dhe Çeshtjeve Juridike në Ministrinë e Transporteve Besnik Dervishi, thotë:
"Miratimi i këtij vendimi i hap rrugën fazës tjetër, miratimi të një projektvendimi tjetër të cilën ne e kemi në fazën e fundit të përgatitjes dhe do të paraqitet në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave i cili është për përgatitjen dhe zhvillimin e kontratës së koncesionit që do të përdoret për ndërtimin e terminalit të ri të pasagjerëve në aeroport me konsulencë ndërkombëtare. Ne e kemi parashikuar që dhënia me koncesion të realizohet brenda një afati nga 6-8 muaj."
Miratimi i djeshëm i hap rrugës tenderimit të firmës që do të administrojë mjediset e të vetmit aeroport ndërkombëtar civil të vendit. Fituesi i tenderit është i detyruar të respektojë pikë për pikë projektet dhe studimet e vendosura në Këshillin e Ministrave./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/