Report TV - Gazment Bardhi thirrje 'Gardës së vjetër': Kthehuni për PD-në!

Report TV 2020-07-10

Views 0

Nuk flet me emra konkret, por Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka një mesazh për të gjithë ata që ndonëse janë shprehur kritikë të lëvizjeve politike të kryedemokratit Basha, duhet të vijojnë të japin kontributin e tyre, e kjo sipas Gazment Bardhit nuk duhet bërë për post, por në emër të atyre që i kanë besuar.

?Cilido prej nesh që ka marrë një mandat përfaqësimi edhe kur humb karriget duhet të jenë në shërbim të demokratëve, dhe jo vetëm kur largohen nga karriget. Detyra si demokrat dhe zyrtar i PD që nesër do jem ish-zyrtar do të jetë i njëjti për t'i shërbyer interesat të demokratëve. Unë nuk jap mesazh për askënd me emra të përveçëm por secili prej nesh duhet të kuptojë që kur ta humbin përfaqësimin politik duhet të punojmë për interesimin e demokratëve?, tha Bardhi.Për të qenë deputet apo kryebashkiak në zgjedhjet e ardhshme, PD-ja u kërkon, drejtuesve të degëve të zhvishen nga pozicioni politik, dhe koha që kanë në dispozicion është 5 ditë nga miratimi i udhëzimit të brendshëm që të djathtët vulosën dje në selinë blu.

?Lidershipi i partisë do të jenë persona që do të monitorojnë procesin, përfshirja e tyre do të nënkuptonte një konflikt të pastër interesi, kurse për kryetarët e degëve do të heqin paraprakisht dorë nga pozicioni politik, sepse duhet të jenë të barabartë brenda vetes?, u shpreh sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS