Report TV - Rikthimi i 'gardës së vjetër' në PD/ Spaho: Jo zëdhënësve të Ramës

Report TV 2020-07-10

Views 3

TIRANË- Jo të gjithë në Partinë Demokratike janë gati të t?i urojnë mirëseardhjen të ashtuquajturës "Gardë e Vjetër"!  Për nënkryetarin Edmond Spaho, selia blu mirëpret të larguarit, të cilët duan të vijojnë kontributin për të rrëzuar qeverinë aktuale, por Spaho, i mbyll derën kritikëve që i konsideron zëdhënës të Edi Ramës.

 ?Dua të bëj edhe dallimin për ata që janë shprehur kundër veprimeve politike të PD, madje në momente të caktuara kur ka qenë e nevojshme për Edi Ramën, kanë bërë edhe zëdhënësin e tij, kjo nuk është pjesa që presim të vijnë dhe të japin kontributin në Partinë Demokratike, aq më tepër që një pjesë kanë krijuar edhe partitë e tyre", tha Spaho.

Teksa sqaron për Report Tv, planin ekonomik të Partisë Demokratike, Edmond Spaho bën përgjegjës kryeministrin Rama për klimën e tensionuar politike, faktor që ndikoi në rënien ekonomike sipas tij.

 ?Opozita nuk mund të qëndrojë fasadë, të bëjë sehir ndërsa  manipulohet rezultati zgjedhor. Nga zgjedhjet varet qëndrueshmëria e të gjithë komponentëve të shoqërisë, për rrjedhojë vëmendja jonë dhe fokusi i betejës është ti sigurojmë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vetëdijshëm që përballë kemi kundërshtar agresiv, por ai nuk e pengon dot rotacionin politik, i cili do ti hapë rrugën planit ekonomik në të mirë të vendit?, tha Spaho për Report TV.

Në fokus të programit ekonomik të Partisë Demokratike, do të jetë veçanërisht lëvizja për të rifutur në sistemin fiskal taksën e sheshtë prej 9%.

Share This Video


Download

  
Report form