Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë ?30 ditë burg? për 29 vjeçarin Spiro Naçi, i cili u arrestua disa dite me parë, si i dyshuar shkaktar i aksidentit me eskortën e Ramës.
Prokuroria ka kërkuar masën ?arrest me burg? ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë vendosi këtë masë arresti .
Në dëshminë e tij Naçi i ka kërkuar ndjesë gardës, ndërsa ka shtuar se aksidenti ishte pa dashje. ?I kërkoj ndjesë gardës se pa dashje i kam shkaktuar shqetësim. Ndjesë i kërkoj edhe familjes time që i kam shqetësuar?, tha Naçi. ndërsa më tej ai ka pyetur gjykatën nëse në vendin ku ndodhi aksidenti ishin apo jo vija të ndërprera, që i lejonin atij parakalimin, pasi sipas Naçit nuk i kujtohej.
Ndërsa për sa i përket plagosjes së gardistit Ervin Musai, i cili pësoi dëmtime në shtyllën kurrizore, në gjykatë nuk u paraqit raporti mjeko ligjorë, pasi për shkak të transportimit të tij me helikopter për në Tiranë, ekspertiza mjeko ligjore në Korçë nuk arriti të bëjë raportin. Tashmë pritet raporti mjeko-ligjorë nga ekspertiza në Tiranë.