Report TV - Efektivët e Gardës së Republikës dhurojnë gjak për të sëmurët

Report TV 2018-05-03

Views 1

Punonjësit e Gardës së Republikës kanë dhuruar sot gjak për të sëmurët në spitale, si një gjest solidariteti dhe humaniteti për personat në rrezik për shëndetin dhe jetën e tyre.

Nevojat për gjak në spitalet publike janë të konsiderueshme, për shkak se dhuruesit e gjakut janë të paktë, e për këtë arsye nxiten institucionet e shtetit e qytetarët të përkrahin fushatat për dhurimin e gjakut.

Efektivët e Gardës së Republikës, kanë përkrahur nismën për dhurimin e gjakut.

Gardistët njihen më së shumti për përgatitjen e tyre fizike dhe profesionale, si një formacion që ka për detyrë mbrojtjen e personaliteteve më të larta të shtetit dhe institucioneve të rëndësishme në vend.

Share This Video


Download

  
Report form