Punonjësit e Drejtorisë Nr. 3 dhurojnë gjak, Veliaj: Të na bashkohen edhe punonjësit e bizneseve

Report TV 2018-08-07

Views 0

Fushata për dhurimin e gjakut nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës do të vijojë deri në fund të verës, ndërkaq në shtator nismës pritet t?i bashkohen edhe bizneset e kryeqytetit.

Punonjësit e Drejtorisë Nr.3 të Punëtorëve të Qytetit dhuruan gjak për të sëmurët me talasemi dhe personat në nevojë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se çdo qytetar që i bashkohet kësaj nisme është duke dhuruar jetë për dikë tjetër, që është në një situatë të vështirë të jetës.

Kemi kaluar të paktën 1/3 e institucioneve të Bashkisë dhe besoj se deri në fund të verës, të gjitha institucionet tona do kenë bërë dhurimin maksimal të gjakut, që më pas, në shtator, të fillojnë bizneset. Ka sot biznese që kanë më shumë staf se një drejtori e bashkisë dhe nëse si nisma e pemëve, ashtu edhe fushata për dhurimin e gjakut shkon përtej institucioneve, pra në bizneset private, në shoqata dhe dhurues familjarë, atëherë realisht do të kemi një fushatë të suksesshme.

Share This Video


Download

  
Report form