TIRANE - Për të tretin vit radhazi, Alpha Bank Albania në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, në kuadër të ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut, ka dhuruar gjak vullnetarisht, kjo për të përcjellë mesazhin që dhurimi i gjakut është një aktivitet jetësor dhe të gjithë duhet të jenë dhurues të rregullt. "Jam shumë krenar që banka jonë, Alpha Bank, ka nisur këtë traditë në ditën e dhurimit të gjakut, sepse nëpërmjet këtij akti të thjeshtë, human ne dhurojmë jetë. Është e rëndësishme që të gjithë të kuptojmë që është përgjegjësia jonë sociale, të ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë për ne. Dua të falenderoj Kryqin e Kuq shqiptar për fushatën e sensibilizmit që ka ndërmarrë dhe gjithashtu kolegët e mi që me anë të këtij akti janë bërë shpëtimtarë të një jete".