Ora News - Veliaj sfidon Ramën, kryebashkiaku shkel protokollet, ISHSH ‘hesht’

Ora News Lajme 2020-06-24

Views 4

#tvora #rtvoranews

Kryebashkiaku i Tiranës sfidon hapur kryeministrin Edi Rama. Përmes aktiviteteve që serviren të gatshme prej zyrave të tij, ai shfaqet mes grumbujve të njerëzve dhe pa asnjë masë për parandalimin e kovid-19. Më herët Rama deklaroi se do të procedohej kushdo që shkelte protokollet, ndërsa në këtë rast dhe ISHSH mbyll sytë

Në datën 16 qershor për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të lejohet asnjë grumbullim qoftë dhe politik, madje duke paralajmëruar masa

?Kush merr pjesë në grumbullime më të mëdha sesa numri i lejuar, do të penalizohet. Bizneset që nuk respektojnë masat e sigurisë nuk do të tolerohen më, rrezikojnë edhe heqjen e lirisë. Qytetarët do të vazhdojnë të qarkullojnë lirisht, por do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave në hapësirat e përbashkëta publike?

Edhe pse kryebashkiaku Veliaj e ka shpërndarë këtë reagim në faqen e tij në facebook, në praktikë vazhdon të sfidojë kreun e qeverisë.

Vetëm dy ditë më pas, Veliaj inaguron një park i rrethuar me fëmijë në ish fushën e Aviacionit.

Pamjet flasin vetë, mes fëmijëve, pa maskë, vazhdon të përdor këdo për propagandë, pa zbatuar asnjë rregull anti-kovid.

Në 20 qershor kryebashkiaku viziton një familje në Zall-Herr.

Rregulli është për mbajtjen e maskave dhe të shmangen takimet, por për Veliajn urdhrat duhet të zbatohen vetëm për ata që protestojnë.

Edhe më 22 qershor, kreu i Bashkisë shfaqet në një tjetër aktivitet.

Sigurisht nga pamjet që publikon vetë duket se nuk kanë munguar takimet apo dhe përqafimet.

Ndërkaq në vendimin e fundit të qeverisë duket se për tu zbatuar është lënë vetëm pjesa për të ndaluar pjesëmarrjen në debate televizive, ku të ftuarit duhet të jenë 2 metër larg njëri tjetrit, apo ku ndonjë biznes periferik nuk zbaton ndonjë rregull.

Për ta ISHSH ka bërë publik dhe numrin e gjobave, por duket se ky institucion mbyll sytë për shkeljet e Veliajt.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/veliaj-sfidon-ramen-u-urdherua-ndalimi-i-grumbullimeve-kryebashkiaku-shkel-protokollet-ishsh-hesht

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form