Kryebashkiaku Veliaj përuron çerdhen e rikonstruktuar në Kodër-Kamëz - Ora News

Ora News Lajme 2015-10-19

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga sot, banorët e Kodër-Kamzës kanë një çerdhe të re për të vegjlit e tyre. Në ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi këtë zonë të qytetit për të përuruar ambientet e reja të çerdhes Nr. 59 ?Kësulëkuqja? në Kodër-Kamëz, rikonstruksioni tërësor i së cilës u bë i mundur falë nismës ?Adopto një çerdhe? e shpallur nga bashkia në fund të muajit gusht.
?Ashtu siç ka edhe emrin, më vjen mirë që historia e kësaj çerdheje të ndërtuar që në vitin 1955, përfundon si përralla e Kësulëkuqes: pas 4 viteve në ?barkun e ujkut?, çerdhja vjen si histori suksesi për gjithë banorët e Kodër-Kamzës?, tha Veliaj. Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Tiranës ka theksuar se nuk ka simbolikë më të mirë në ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, se sa përurimi i kësaj çerdheje, e cila vjen si kontribut i solidaritetit të shoqërisë.
?Ky është një investim rreth 28 milionë lekë, duke mundësuar një nga çerdhet më moderne sot në Tiranë. Më vjen mirë që nisma ?Adopto një çerdhe? përkoi po ashtu, edhe me javën e solidaritetit, ku duam të përkujtojmë ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, jo me fjalime, por me vepra konkrete në komunitet. Të gjithë ata që kontribuuan duke mbështetur këtë nismë, tregojnë se ne jemi pasardhës të shenjtores, jo me fjalë, por me vepra konkrete?, tha Veliaj, teksa falenderoi bizneset e zonës që kontribuuan në rikonstruksionin e çerdhes.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kryebashkiaku-veliaj-peruron-cerdhen-e-rikonstruktuar-ne-koder-kamez/

Share This Video


Download

  
Report form