Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në vijim të vizitës së tij dy ditore në Hollandë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj dhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u prit dje në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Roterdanimit, Ahmed Aboutaleb. Në takimin ku morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve ligjzbatuese holandeze, u fol për procesin e integrimit dhe rritjen e bashkëpunimit mes Bashkisë së Roterdamit dhe asaj të Tiranës në projekte konkrete.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se qëllimi i këtij takimi ishte gjithashtu prezantimi te autoritetet holandeze i Shqipërisë europiane dhe reformave që ajo ka ndërmarrë, për të merituar hapjen e bisedimet për anëtarësimin në BE.
?Kemi pasur dy ditë intensive në Hollandë edhe të gjithë e dimë se Hollanda ka qenë një nga vendet që ka treguar skepticizëm në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë. Patëm një ofensivë komunikimi bashkë me ministrin e Brendshëm dhe ministren e Drejtësisë dhe unë besoj se duhet të funksionojmë si skuadra ?Shqipëria?. Këtu nuk ka rëndësi fare qeveri, opozitë, autoritete lokale, qendrore, sepse të gjithë jemi për një qëllim: në qoftë se prezantohemi si një skuadër, ku secili tregon reformat e kryera në qeverisjen qendrore dhe lokale, besoj se kemi një argument shumë të fortë për të kërkuar që edhe Hollanda t?i bashkohet listës të madhe të vendeve që kërkojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE?, tha Veliaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryebashkiaku-veliaj-i-bashkohet-qeverise-negociatat-tur-lobimi-ne-hollande