Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë inagurimit të rrugës së re në zonën e Krrabës, Veliaj dha dhe lajmin e mirë për banorët që jetojnë në periferitë e Tiranës, atë të uljes së çmimeve për autobusët. Kryebashkiaku Veliaj tha se për këtë negociatë me kompanitë që ofrojnë këtë shërbim është ngritur një grup i posaçëm pune. Gjithashtu do të ketë edhe rishikim të kontratave të kompanive të pastrimit në këto njësi administrative.
Bashkia e Tiranës ka ngritur një grup të posaçëm pune që po diskuton me operatorët e transportit publik për uljen e tarifave për autobusët për zonën Baldushkut dhe të Krrabës.
Kjo me qëllim lehtësimin e banorëve që përdorin mjetet e transportit publik nga qendra në periferi të Tiranës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-peruron-rrugen-e-re-ne-krrabe-ulim-tarifen-e-autobusit/