Rreth 2 mijë banorë që jetojnë në zonën periferike të Selitës dhe Sharrës në Njësinë Administrative Nr. 6 kanë tashmë një rrugë të re. Bashkia e Tiranës ka përfunduar fazën e dytë të ndërtimit të rrugës ?Hamdi Cenoimeri?, e cila përveçse me standarde për qytetarët, ndihmon edhe në lehtësimin e lëvizjes së mjeteve. Punimet e kryera në këtë rrugë u inspektuan sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e vlerësoi këtë investim të një rëndësie të veçantë, jo vetëm për mjetet, por edhe ata që duan të vrapojnë apo të shijojnë natyrën dhe liqenin e Vaqarrit.
?Më vjen mirë që sot rruga ?Hamdi Cenoimeri?, e cila është një rrugë që lidh zonën urbane me atë rurale të Kombinatit, ku jetojnë mbi 2000 familje, të cilave iu rritet vlera e shtëpisë dhe e pronës. Rruga gjithashtu, lidh pjesën urbane të Kombinatit me liqenin e Vaqarrit, dhe përdoret qoftë nga nxënësit që shkojnë në shkollë apo për të apasionuarit pas vrapit. Ndaj besoj se kemi bërë një investim jashtëzakonisht inteligjent?, u shpreh kryetari i bashkisë.
Veliaj theksoi se, ashtu si edhe në çdo zonë të Tiranës, ku janë bërë investime të kësaj natyre, edhe në këtë lagje, kjo rrugë i jep një vlerë më të madhe pronës, si dhe e bën atë më të aksesueshme.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se në projektin e Planit të Përgjithshëm Vendor e gjithë zona e Kombinatit parashikohet të jetë një nga polet e veçanta të kryeqytetit, e pajisur me infrastrukturën e nevojshme rrugore dhe sociale.
?Pas dy javësh, mbushet një vit nga koha kur u betuam se do e çonim Tiranën në drejtimin e duhur dhe do e kthenim Tiranën në punë. Më vjen mirë që, në këtë vit, kemi qenë disa herë në Kombinat, dhe që filozofia jonë me planin e ri të përgjithshëm është që Kombinati të jetë një qendër më vete e Tiranës, një nga 7 qendrat kryesore të Tiranës, e cila do të mbledhë bashkë të gjitha shërbimet dhe infrastrukturën e nevojshme sociale. Kjo, sigurisht nuk ndodh nëse këtu nuk ka rrugë dhe urbanizim?, tha kryetari i Bashkisë.