Bashkia e Tiranës ka përfunduar rindërtimin e rrugës ?Shefqet Kuka?, si dhe të rrugëve lidhëse në Njësinë Nr. 4, çka u vjen në ndihmë 20 mijë banorëve.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektoi përfundimin e punimeve, ku theksoi se falë investimeve të tilla është mundësuar transformimi i një zone në të cilën nuk ishte vënë dorë prej vitesh.
?Mbaj mend, jo vetëm në fushatë, po edhe para 6 muajve, kjo ishte një zonë e ngjashme me shumë vende që i kemi parë në dokumentarët për Afrikën. Kur binte shi balta bëhej deri në gju, kur kishte diell pluhuri të zinte fytin. Sot është një situatë krejt tjetër, kemi një rrugë të të gjitha standardeve. Rruga sjell civilizim?, tha Veliaj.