Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ?Ditën Ndërkombëtarë të të Moshuarve?, Bashkia e Tiranës shtroi një drekë të veçantë në qendrat e saj sociale për të gjithë ata të moshuar që ndodhen në vështirësi ekonomike. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shërbeu drekën për dhjetëra të moshuar në qendrën sociale në Bulevardin ?Zogu I?, ku theksoi se krahas përmirësimit të infrastrukturës së qytetit, një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe mbështetjes së moshës së tretë, të cilët kanë dhënë një kontribut të vyer për shoqërinë.
?Erdha t?ju uroj të gjithëve gëzuar festën e 1 Tetorit, ?Ditën e të Moshuarve?. Besoj se një qytet e ka shumë të rëndësishme të bëjë punime në infrastrukturë, për rrugë, pëe ujësjellës, të ketë parqe, çerdhe, kopshte, shkolla. Por mbi të gjitha, një qytet është shumatorja e njerëzve. Të mos harrojmë që ajo që e bën qytetin qytet është familja e madhe e njerëzve që banojnë në atë qytet dhe kjo do të thotë respekt për këdo që ka dhënë kontribute, që vazhdon të japë kontribute, pavarësisht pse ndoshta nuk është në punë aktive, por është në moshën e tretë?, tha Veliaj.
Në kryeqytet janë ndërtuar disa qendra sociale të cilat u shërbejnë çdo ditë dhjetëra personave që vijnë nga shtresat në nevojë, si dhe personave të moshës së tretë. Veliaj shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që vitet e tyre të jetës i kaluan në shërbim të vendit duke punuar me sakrifica. ?Kemi nisur një punë shumë të mirë me Qendrat Sociale, si një mënyrë për të treguar mirënjohje për ata që e kanë kaluar gjithë jetën e tyre në shërbim të vendit. Sigurisht, vendi që kemi nuk është ideal, por edhe ai është bërë me shumë sakrifica. Pavarësisht regjimit të kaluar, pavarësisht tranzicionit të vështirë, pavarësisht edhe kësaj periudhe të rilindjes së vendit, edhe të shtetit, edhe të qytetit, unë besoj se është i paharrueshëm kontributi që ka dhënë secili prej jush?, u shpreh ai.
Kryebashkiaku tha se bashkia do të vijojë investimet për kënde të reja çlodhëse, që do u shërbejnë jo vetëm të vegjëlve, por edhe moshës së tretë, me infrastrukturë të nevojshme për ta. ?E kam thënë se këndet e lodrave nuk janë më shumë për fëmijët, se sa për gjyshërit dhe për gjyshet, sepse është një mjedis ku piqemi edhe si familje, të ndajmë hallet me njëri-tjetrin, të diskutojmë problemet e komunitetit. Ndaj do të vazhdojmë edhe këtë vit që përveç këndeve të lodrave, të kemi edhe kënde për të moshuarit, edhe një tavolinë ku luhet shah, domino, edhe më shumë hapësira sidomos mes pallateve. Do të vazhdojmë edhe këtë vit me 50 kënde të tjera, që çdo lagje të ketë një hapësirë të gjelbër për të kaluar kohën në natyrë?, tha Veliaj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kryebashkiaku-veliaj-i-sherben-te-moshuarve/