Ora News – Nis ndërtimi i urës së Mënikut në Ndroq, Veliaj: I shërben 1200 banorëve

Ora News Lajme 2017-02-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e urës së re të Mënikut në Ndroq, e cila do jetë në shërbim jo vetëm të kalimtarëve, por edhe të automjeteve, dhe do të shërbejë për të afruar më shumë banorët dhe produktet bujqësore të zonës me tregjet në Tiranë.
Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur.
Veliaj: Jam këtu që të mbaj fjalën! Para një viti e gjysmë dhamë fjalën në këtë komunitet, që një nga investimet do të ishte në urën e Mënikut, një urë e cila lidh 1200 banorë, njerëz punëtorë, të ndershëm, që merren me bujqësi, por që ishin totalisht të ndërprerë nga pjesa tjetër e civilizimit që përfaqëson Bashkia e Tiranës.
Ai shtoi se ajo do t?i shërbejë banorëve për të qenë më afër shërbimeve, por më së shumti do t?i shërbejë transportit të produkteve bujqësore dhe blegtorale drejt Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-ndertimin-e-ures-se-menikut-ne-ndroq-veliaj-i-sherben-1200-banoreve/

Share This Video


Download

  
Report form