"U dakordësuan për pikat që i ndanin palët, dhe një gjë dua të them pavarësisht se rekomandimi i është që administrata të ishte e depolitizuar, PD nuk ishte gati, por është e rëndësishme që tani kemi rregulla të pranuara. Administrata e balancuar politik do të funksionojë edhe në zgjedhjet e 2021. E rëndësishme që PD hoqën dorë nga kërkesat absurde, nga qeveria tranzitore, u pranua që administrimi zgjedhor nuk ka caluar. U kthyen te institucionet. E rëndësishme është që ne ta pranojmë dhe ta zbatojmë këtë sistem dhe në zgjedhjet e tjera të fillojë depolitizimi. Ne do të përpiqemi që identifikimi biometrik të shtrihet në çdo qendër votimi, dhe u pranua që administrata zgjedhore e politik ka funksionuar. Për ne është e rëndësishme integrimi. E rëndësishme që PD njeh këtë ligj zgjedhor dhe këtë administratë dhe shikon përpara. Shpresoj që të kemi zgjedhje të mira. Këshilli Politik do të vazhdojë të miratojë draftet dhe të trajtojë edhe çështjet e tjera, si sistemi zgjedhor, ligji për referendumet, dhe për financimin e partive politike. Opozita dhe qeveria po dialogojnë, hoqën dorë nga alibitë dhe i mbete që të gjitha palët të përgatiten për zgjedhjet. Kodi do të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar. Buxheti i shtetit do të bëhet identifikimi biometrik. Do të merrte një ekspert i huaj, nga BE për t'u konsultuar me KQZ", tha Gjiknuri.