Gjiknuri: Kishim gati draftin përfundimtar, por opozita hoqi dorë në minutat e fundit

Report TV 2020-06-03

Views 0

Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri është shprehur se qeveria ka pranuar shumë kërkesa të opozitës, por shkak për mosarritjen e një marrëveshje janë bërë kërkesat e minutave të fundit të opozitës. Sipas tij, para mbledhjes ka pasur një draft drejt mbylljes, por se opozita është tërhequr nga kërkesat e saj, duke hedhur në tryezë propozime të tjera. Ndërkohë ndryshe nga sa ka deklaruar, Bylykbashi, Gjiknuri la të nënkuptohet se është rënë dakordësi për identifikim biometrik në masën 100%.

"Të gjithë çështjet që kanë pasur problematikë dhe jemi munduar të adresojmë dhe një pjesë të mirë të kërkesave të opozitës, kemi gati një produkt të përfunduar me rekomandimet e OSBE/ ODIRH dhe të opozitës, por nuk mundet që pasi biem dakord dhe reflektojmë një pjesë të mirë të kushteve të opozitës, të fillohet të cedohet dhe të dilet me kërkesa të reja, nuk e humbi qetësinë. Nëse do të informojë Kuvendin, dyert dhe dritaret e komunikimit janë të hapura për të mbyllur edhe ato pak gjëra. Ne kemi adresuar edhe kërkesat më serioze, që quheshin parakushte të opozitës. Nuk më pëlqen diplomacia e megafonit, edhe kushtet e domosdoshme të tyre do i marrim parasysh që të adresohen rekomandimet e ODIHR. Miqtë ndërkombëtarë kanë inkurajuar dialogun. Ne kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë shqiptare nuk i ka menduar ndonjëherë në Shqipëri. Do ta shikoni vetë dhe do të habiteni kur të dëgjoni që një pjesë e mirë të kërkesave janë adresuar, por paktet duhet të jetë e plotë që ne të adresojmë problemet e tyre, dhe t'i të mos heqësh dorë nga kërkesat absurde. Komisionarët do zgjidhen me short. Ne jemi të hapur për të gjitha llojet e takimit dhe ne do të vazhdojmë punën, opozita është në të mirën e tyre që të na bashkëngjitet. Parlamenti është legjitim, i ka votat. Nuk do vetting te zgjedhjet, s'ka asnjë argument logjik. Nëse realizohet 100% identifikimi biometrik është dakord", tha Gjiknuri.

Share This Video


Download

  
Report form