http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se task forca antikorrupsion ka rekomanduar drejtoreve te përgjithshëm te disa institucioneve 172 masa disiplinore prej te cilave 28 largime nga puna. Në paraqitjen e rezultateve te deritanishme Gjonaj tha se masat vijnë si rezultat edhe i bashkëpunimit të qytetarëve me platformën Shqipëria që duam.
Për tre drejtues institucionesh janë bërë dhe kallëzime penale.
Ministrja e drejtësisë theksoi se tashmë task forca ka hyrë në një fazë të thelluar në luftën kundër korrupsionit ndërsa inkurajoi qytetarët ti bashkohen duke denoncuar çdo rast.