Burime të Ministrisë së Rendit bëjnë të ditur se paradite është arrestuar një person i cili akuzohet si autor i kryerjes së vjedhjes së thesarit në Krrabë. Në vendodhjen e të arrestuarit është gjetur dhe një pjesë e sendeve të vjedhura. për arsye hetimi, emri i tij mbahet i fshehtë. Mësohet se policia ka dhe emra të bashkëfajtorëve të tjerë që po kërkohen dhe ata për tu arrestuar.
Hetimi nga Prokuroria e Përgjithshme, ajo ushtarake dhe Ministria e Rendit, arrestimet e mëparshme dhe pyetja e dëshmitarëve, u kurorëzua me aksionin e sotëm. Burime të Ministrisë së Rendit bëjnë me dije gjithashtu se vjedhja ka ndodhur në ditët 13 dhe 14 Mars të vitit 1997. Gjatë ditëve të rrëmujave rojet e tunelit janë larguar dhe hajdutët janë futur nga një hyrje e pasme e tuneleve. Kujtojmë se pas arrestimit të rojeve dhe oficerëve, çeshtja mori ngjyrime të theksuara politike.
Gazetare : Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/