Te akuzuarit per vjedhjen e thesarit ne kerkim nga Interpoli (30 Maj 2000)

RTV KLAN 2020-06-11

Views 2

Të kërkuarit për pjesën e pazbuluar të arit të grabitur nga thesari i shtetit, janë larguar jashtë Shqipërisë. Lajmi është konfirmuar sot nga burime të Policisë Ushtarake që merret me hetimin e kësaj çeshtje. Pas kësaj pritet të shpallet kërkimi i tyre në Shqipëri dhe më pas nëpërmjet Interpolit dhe kërkimi ndërkombëtar i këtyre. Sipas burimeve të grupit hetimor të çeshtjes së vjedhjes së 2.8 milion dollarëve ar, arrestimet e deritanishme dhe marrja në pyetje e mjaft personave që kishin dijeni për grabitjen, ka çuar në identifikimin e personave të tjerë të implikuar.
Deri tani është zbuluar vetëm 10 % e floririt të grabitur. Për këtë janë arrestuar disa banorë të zonës së Krrabës, disa roje dhe shefi i tyre. Pjesa tjetër e arit të grabitur, rreth 270 kilogramë flori jo vetëm që nuk është zbuluar ende por autorët e marrjes së saj nuk kanë ende emër. Por burimet e grupit hetimor thanë se ata janë identifikuar dhe madje verifikuar dhe gjurmët të çojnë tek personat që janë larguar nga Shqipëria vetëm javët e fundit ku dhe skandali u publikua dhe filluan arrestimet e para. Pas kësaj pritet që emrat e të akuzuarve sëbashku me provat kundër tyre, të dërgohet Gjykatës së Tiranës për të shpallur arrestin e tyre në mungesë.
Pas kërkimeve brenda vendit nga Policia në rast se Policia e Rendit sjell përgjigjen se ata nuk ndodhen në territorin e Shqipërisë, atëherë do të nisin procedurat për kërkimin e tyre ndërkombëtar. Në këtë rast fotoja e të kërkuarve do të shpëndahet nëpërmjet Interpol Tirana të gjitha shteteve.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form