Thesari i Krrabes, hetime nga Prokuroria (5 Maj 2000)

RTV KLAN 2020-05-28

Views 1

Vjedhje e objektit me thyerje. Kështu e ka klasifikuar sot përfundimisht Prokuroria Shqiptare supergrabitjen e thesarit në tunelet e Krrabës. Megjithatë sipas Prokurorëve të kësaj dosje, nuk duhet ngatërruar pohim Ministrisë së Rendit se nuk ka patur thyerje.
Policia këtu është mbështetur në kontrollin e këtij fillimviti thonë Prokurorët ndërkokë në kohën kur është kryer grabitja, pra në Mars të vitit 1997, në fillim tuneli është dhunuar pastaj grabitur. Grupi hetimor që po merret me vjedhjen e 2.8 milion dollar ar është zgjeruar me hetues dhe prokurorë të rinj, kjo me faktin se dhe pistat e hetimit dhe numrit të pyetur është në rritje.
Janë me dhjetra të paktën deri tani personat e qeverisë për tu pyetur thonë zyrtarët e Prokurorisë. Këtu përfshihen rojet dhe policët më të thjeshtë deri tek ministrat, ish ministrat apo financierët e bankës. Edhe deklatat e Ministrit të Rendit apo Guvernatorit të Bankës ku i hedhin fajin njëri-tjetrit do të shqyrtohen përveç thirrjes që do tu bëhet gjithsecilit për të dëshmuar në Prokurori. Kjo do të bëhet në kohë të ndryshme ku vetë hetuesit ta shohin të arsyeshme një gjë të tillë. Ndërkohë mësohet se ka dhe zhvillime të tjera që për momentin mbahen sekret.

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form