Prokuroria dhe PD për vjedhjen e thesarit - (10 Maj 2000)

RTV KLAN 2020-06-03

Views 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Grupi i hetimit të grabitjes së thesarit ka dorëzuar sot në Bankën e Shtetit të gjithë sasinë e arit të zbuluar. Ekspertët bënë edhe administrimin e kësaj sasie si provë për dosjen hetimore. Hetuesit kanë zbuluar se i arrestuar i dytë në fshatin Krrabë të vogël të Elbasanit gjysmën e monedhave të grabitura i kishte shitur në tregun e ketij qyteti.

Veç të arrestuarve të tanishëm, prokurorët po hetojnë mbi dy grupe te tjera grabitësish, të cilët dyshohet se kanë vjedhur pjesën kryesore të thesarit. Hetuesit janë krejt të bindur tashmë se vjedhja e arit ka ndodhur me 13 dhe 14 Mars ?97. Ndërkohë PD deklaron të kundërtën. Rezultatet e deritanishme të hetimeve për sekretarin e përgjithshëm Ridvan Bode janë të manipuluara.

Sipas Bodes ky proces ka mënjanuar Bankën e Shtetit, nga loja e sajuar hetimore, për të zhvendosur kohën e vjedhjes në periudhën e amnistisë dhe për të zvogëluar përmasat e thesarit të vjedhur. Bode ka bërë sot publik raportin zyrat të Bankës së Shqipërisë për vitin ?98. Sipas tij në këtë raport nuk është përfshirë një sasi ari, argjendi dhe bizhush të çmuara, për të fshehur vjedhjen.

Në deklaratën e ekspertëve të Bankës po për ?98 midis të tjerash thuhet se është kontrolluar sasia e llogarive ar, metale të çmuara etj, ku rezulton se gjendjet e shprehura janë të garantuara më sasitë materiale. Bode është shprehur sot se këto dokumenta po manipulohen nga agjentë të SHIK-ut dhe Prokurorisë, të cilët po i bëjnë presion punonjësve të Bankës së Shqipërisë./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form