http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca e konsideron qendrimin e opozites per teatrin alibi per te bllokuar reformen zgjedhore. Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla thote Basha dhe Kryemadhi nuk kane dashur kurre marreveshje per reformen.Kërkesa e deputetes Rudina Hajdari për të zhvilluar një inteperlancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e Teatrit Kombëtar nuk mund të zhvillohet. Sipas nënkryetarit të Partisë Socialiste Taulant Balla, arsyeja është se kërkesa duhet të ishte depozituar para 48 orëve dhe jo vetëm një ditë para zhvillimit të seancës plenare. Me vëmendjen te ngjarjet që pasuan shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, numri dy i socialistëve deklaroi se policia veproi sipas rregullores. TAULANT BALLA NENKRYETAR I PSPas bllokimit të reformës zgjedhore nga ana e opozitës, vendim i cili erdhi pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe nisjes së protestave të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të mbështetura nga opozita e bashkuar, Balla tha se Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk e kanë dashur asnjëherë arritjen e një marrëveshje për ?zgjedhoren?TAULAND BALLA NENKRYETAR I PSNë lidhje me propozim për sistemin danez , kryetari i grupit parlamentar të socialistëve tha se nuk i komenton ato, pasi sipas tij propozimet nuk duhet të vijnë nga miqtë ndërkombëtarë por nga palët duhet të gjejnë dakordësisë dhe kanë të gjitha instrumentet e nevojshme për t?a ndryshuar sistemin zgjedhor.