Ruçi & Rama: Tani asnjë alibi për bojkotin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pa kaluar 48 ore nga deklarata e Partisë Demokratike për kushtet e marrëveshjes qe rikthejnë opozitën ne parlament; drejtuesit me te larte te shumicës qeverisëse kane pranuar te gjitha kërkesat për rikthimin e normalitetit ne jetën politike. Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi ka shfrytëzuar foltoren e parlamentit për t?i kthyer përgjigje akuzave por edhe pretendimeve te homologut demokrat Edi Paloka. Ruci ka sjelle statistikat e sesionit te kaluar sipas te cilave opozita ka folur 30 minuta me shume se mazhoranca e Sali Berisha 2 here me shume se kryeministri Rama per te argumentuar se demokratet kane patur te gjitha hapësirat per te debatuar ne parlament. Por pavarësisht këtij realiteti Gramoz Ruci ne emër te maxhorances ka pranuar propozimin e PD qe sa here flet kryeministri pas tij te flase edhe nje përfaqësues i opozitës, nje e drejte kjo qe ps nuk iu dha asnjëherë kur ajo ishte ne opozite. Megjithatë ne atë qe kemi kërkuar per vete jemi absolutisht te vendosim sot. Pra ne pranojmë kërkesën e PD dhe sot ta vendosim ne rendin e ditës e ta miratojmë. Ruci ka pranuar edhe kërkesën per ngritjen e 2 komisioneve hetimore, per serverin e tatimeve dhe per administratën publike. Ne jemi plotësisht dakord me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe tatimet dhe administrata publike te përfshihen sot ne rendin e dites e te ngrihen komisionet hetimore kështu qe alibia e opozitës nuk ka asnjë gje te vërtete. Nderkohe qe pretendimit tjeter te opozitës per gjetjen e nje mekanizmi qe përjashton elementet e inkriminuar nga parlamenti i ka dhënë përgjigje kryeministri Edi Rama. Ritheksoj se nëse opozita ka ndonjë ide konkrete per se si mund te qëmtohet ne jetën e tjetrit ne funksion te integritetit moral ne jemi te gatshëm ta shqyrtojmë propozimin e tyre. Sigurisht qe pjesa komike ne këtë çështje është prezent se zeri me përfaqësues i opozitës ne kete beteje është nje ish-i burgosur ordiner për korrupsion dhe mashtrim. Duke pasur parasysh se ky ish-i burgosur kërkon llogari gjendemi para nje argumenti qe i mbetet opozitës ta sqaroje se nese opozita kërkon qe per gjera te prezumuara njerëzit duhet te ulin kokën çfarë duhet te bëjmë si Kuvend me këtë te burgosur ordiner. Një tjetër ndryshim qe PS ka kërkuar ti behet rregullores është edhe ulja e numrit te deputeteve neper komisionet parlamentare duke sanksionuar se deputeti mund te jete pjese vetëm e nje komisioni; pasi sipas Gramoz Rucit pjesëmarrja e deputeteve ne disa te tilla vështirëson arritjen e kurimit ne mbledhje dhe per me tepër i kushton buxhetit te shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form