http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria nuk ka asnjë provë për akuzat e ngritura ndaj ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ? Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Rama ka thënë se mbështet plotësisht qëndrimet e deputetit Tahiri, i cili ka ngjitur një nga një shkallët në karrierën politike.
Rama tha se Tahiri pranoi se ka gabuar me shitjen e makinës së tij. Ai shtoi se nuk pendohet aspak që ka bërë avokatin e ish ministrit Tahiri gjatë katër viteve të qeverisë së kaluar.
Kreu i qeverisë deklaroi se Tahiri është i sulmuar nga opozita pasi është më i pëlqyeri nga radhët e qytetarëve.