Meta: Të gjendet sa më parë konsensusi për “Zgjedhoren” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-06-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Ilir Meta apeloi palët politike që të arrijnë sa më parë dakordësinë për të përmbyllur reformën zgjedhore.Gjatë komunikimit javor me gazetarët, kreu i shtetit bëri me dije se opozita jashtëparlamentare është tërhequr nga kushti për qeveri tranzitore.Kjo, sipas tij, e bën edhe më të lehtë gjetjen e gjuhës së përbashkët për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.?Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve dhe nuk e shoh të arsyeshme që të bëhem, apeloj për konsensus sa më të shpejtë, është detyrim për qytetarët shqiptarë që të kenë sa më shumë siguri që vota e tyre do të jetë e lirë dhe e barabartë. Është detyrim ndaj procesit të integrimit, data 8 qershor është shumë e rëndësishme dhe shpresoj që të arrihet sot, nesër apo ditët e ardhshme, që KE të shënojë një rezultat pozitiv. Duket se ka një progres, dhe duket se cështja ka mbetur për mirëbesim te disa aspekte dhe elementë që kurrësesi nuk duhet të rrezikojnë konsensusin. Opozita nuk ka vendosur si kusht një qeveri tranzitore dhe mendoj se mospasja e një kushti të tillë e bën konsensusin të mundshëm. Shpresoj që të kemi një lajm pozitiv sa më shpejt.?

Share This Video


Download

  
Report form