Sejko analize per ekonomine - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Guvernatori i bakës së Shqipërisë Genti Sejko ka paralajmëruar se nëse efektet negative të shkatuara nga pandemia do të thellohen përtej 6 mujorit të parë, atehëre intitucioni që ai drejton do të rrisë më tej furnizimin me likuiditet të ekonominë. Kjo politikë e cila njihet ndryshe si instrument jokonvencional do të aplikohet nëse do të kemi përshkallëzim të mëtejshëm te krizë ekonomike. Në përputhje me planet tona të kontigjencës, ky lehtësim mund të marrë dhe formën e instrumenteve jokonvencionale, instrumente të cilët do të jenë gjithnjë në përputhje me realitetin dhe nevojat e tregut financiar shqiptar dhe me kuadrin ligjor që rregullon aktivitetin e Bankës së Shqipërisë. Ndërsa sa i përket skenarit pozitiv, ku efektet negative do të kulmojnë brenda 6 mujorit të parë,sipa bankës qëndore pandemia do të lerë gjurmë në ekonomi, por ato do të jenë kalimtare.Në skenarin pozitiv, atë të një reduktimi gradual të masave të distancimit social gjatë tremujorit të dytë, aktiviteti ekonomik në vend pritet të shënojë pikun e ngadalësimit në tremujorin e dytë, të vijojë të mbetet në territor negativ gjatë dy tremujorëve në vijim, dhe t?i kthehet rritjes në vitin 2021. Ky skenar parashikon një normë inflacioni relativisht të qëndrueshme gjatë vitit 2020 dhe një rritje graduale të saj drejt objektivit në dy vitet pasuese. Në këtë skenar, pandemia do të lërë gjurmë të dukshme, por kalimtare, në ekonominë dhe financat e vendit. Mbi të gjitha, ajo nuk do të cënojë ekuilibrat ekonomikë e financiarë dhe trendet afatmesme dhe afatgjata të zhvillimit.Këto qëndrime kreu i bankës I bëri te ditura gjatë një konference për shtyp, pas mbledhjes së këshillit mbikqyrës, ku norma bazë e interesi të lekut mbeti e pandryshuar në 0.5%.

Share This Video


Download

  
Report form