Analizë situatës politike në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Java e ardhshme është vendimtare për formësimin e kabinetit të ri në Maqedoni. Ndërsa ende mbetet e paqartë nëse partia e dytë shqiptare në zgjedhjet e fundit, PDSH, do të përfaqësohet në kabinetin e Gruevskit, forca tjetër shqiptare BDI, duket se do të marrë të njëjtët poste me mandatin e kaluar. Pikëpyetja e vetme është sa i përket posteve të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes. Analistët shqiptarë në Maqedoni vlerësojnë se me 160 mijë votat që mori në zgjedhjet e fundit, partia e Ali Ahmetit, duhet të bëjë më shumë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve.Duke u ndalur në tensionet e vazhdueshme ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, të cilat u rikthyen edhe pak ditë më parë, Sinani thekson se krizat e vazhdueshme politike, po i lënë shqiptarët të pambrojtur, veçanërisht në Shkup.Shkupi mbetet qyteti më problematik në marrëdhëniet mes dy etnive në Maqedoni. Si shqiptarët, ashtu edhe maqedonasit pretendojnë se Shkupi është qendra historike e tyre, dhe kjo i çon shpesh në konflikte, në përplasjen më të vogël mes tyre.

Share This Video


Download

  
Report form