#rtvora #oranews
Shtyhet për në date 25 mars ora 9:00 seanca për Kopshtin Botanik.
Më herët studentët të Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë zhvilluar një marshim proteste në mbrojtje të Kopshtit Botanik, që pritet ti kalohet në administrim bashkisë së Tiranës. Për këtë FSHN ka paditur edhe Këshillin e Ministrave.
"Ne këtu po shikojmë një Tiranë tjetër, ne po marshojmë në rrugë sepse s'ka trotuare. Këtu ekziston një problem i madh me qeverinë, aq më tepër që kopshti botanik është ngritur nga katedra e biologjisë, nuk mund ja lëmë këtë pasuri një bashkie që nuk është e besueshme", tha një prej studentëve.
Studenti tha se janë dakord që bashkia të investojë në këtë kopsht, por kurrsesi që ti kalojë në pronësi.
"Ne jemi të hapur që bashkia të investojë në kopsht, por nuk mund të kthehet në një pjesë rekreative siç thotë bashkia. Ne kërkojmë që kopshti të administrohet nga FSHN dhe të arrihet marrëveshja për të investuar nga bashkia, por jo të merret administrimi", tha studenti për Ora News.
Ndërkohë, pas shtyrjes së seancë ka dalë në një prononcim për mediat dekani i Fakultetit Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku.
Ai shpreh se FSHN ka dorëzuar një dokumentacion të plotë, çka është bërë shkak edhe për shtyrjen, pasi palët po merren me shqyrtimin e çështjes,
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/studentet-marshim-proteste-ne-mbrojtje-te-kopshtit-botanik
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp