Ora News - Shtyhet seanca e vlerësimit të arrestit për kryebashkiakun e Lezhës

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pas 72 orësh masë arresti, ende nuk është caktuar masa e sigurisë për kryetarin e Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë të arrestuar.

Masa e sigurisë ishte parashikuar për ditën e sotme, ndërsa gjykata ka vendosur shtyrjen e saj për ditën e hënë në orën 09:00.

Para komisariatit të Lezhës u mblodhën një numër i madh personash, duke kërkuar lirimin e tij.

Te arrestuar e 16 marsit 2018

Mbi bazën e provave të grumbulluara dhe sekuestruara nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Lezhë, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, me vendimin e datës 15 mars 2018, ka vendosur masën e sigurisë personale ?Arrest ne burg? për zyrtaret e administratës shtetërore dhe për shtetas të tjerë të cilat janë ekzekutuar për shtetasit:

1. Fran FRROKAJ, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lezhe.

2. Enver Hafizi, 62 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Nenkryetar i Bashkisë Lezhë

3. Gjok Ndoka, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar Këshillit të Qarkut Lezhë

4. Adenis Haxhia, 29 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyre jurist pranë Bashkisë Lezhë.

5. Dilaver Neli, 56 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Tokës të Këshilli Qarkut Lezhë,

6. Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

7. Pjeter Gjoni, 68 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, përfitues tokë në mënyrë të paligjshme.

Me masën e sigurisë personale ?Arrest në shtëpi? për zyrtaret:

1. Gjelina Baca, 58 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkine Lezhë.

2. Juxhina Mema, 25 vjeçe, lindur dhe banues në Gramsh, me detyrë ish- specialiste në Drejtorinë e Bujqesisë në Bashkinë Lezhë

3. Marte Gjergji, 50 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë topografe pranë Bashkisë Lezhë.

4. Frrok Frroku, 75 vjeç, me banim në Bashkinë Mamurras, ka përfituar tokë në menyrë të paligjshme.

5. Luigj Paloka, 76 vjeç, me banim në Shkodër, ka falsifikuar aktet.

Si u zbulua abuzimi

(deklarata e policise)

Hetimet lidhur me këtë dosje kanë filluar mbi bazën e të dhënave të siguruara nga burime policore dhe ankime të qytetarëve.

Në to evidentohej tjetërsimi në kundërshtim me ligjin të disa pasurive shtetërore ?ranishte dhe pyll?, përgjatë bregut të detit në zonën e plazhit të fshatit Mali i Rencit dhe Mali i Shëngjinit, tek zona e quajtur ?Rana e Hedhun?, si dhe pjesën e malit në shpatin e tij, sipër zonës së quajtur ?Rana e Hedhun?, në Njesinë Administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se përgjatë periudhës 2016-2017, Bashkia Lezhë ka dërguar për regjistrim në ZVRPP-në Lezhë dokumentacionin për pajisjen me tokë të shtetasve Frrok Frroku, Gj. F., N. F., M. F., Z, Gj,, N. T., Pjetër Lini (Gjoni), V. Gj. dhe R.M.

Praktikat dokumentare të dërguara nga Bashkia Lezhë n...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS