Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prefekti i Lezhës u dha shembull zyrtarëve vendorë ndërsa u paraqit me librezat e tij të Ujit dhe Energjisë, në një takim ku la vetëm një javë kohë që punonjësit e administratës të paguajnë detyrimet nësë kanë. Ndërsa për Ujësjellësin e Lezhës, problematikët janë bizneset dhe të pasurit të cilët sipas drejtorit lokal nuk paguajnë ujin.
Prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi u paraqit me librezat e ujit dhe energjisë në një takim me drejtuesit vendorë, ku u dha vetëm një javë kohë të paguajnë detyrimet e prapambetura.
Sipas tij është e pafalshme tu kërkosh qytetarëve të mbyllin debitë në një kohë që institucionet dhe punonjësit e shtetit kanë fatura të papaguara.
Gjergj Prendi: Është e pafalshme që ne tu kërkojmë qytetarëve ndërkohë që institucionet tona nuk kanë zbatuar detyrimet. Cdo drejtori nuk janë të lutura, e kanë me ligj dhe janë të detyruara të shlyejnë nëse nuk i kanë shlyer të gjitha detyrimet që kanë ndaj ndërmarrjes së Ujësjellësit.
Ndërsa drejtori i Ujësjellësit theksoi ata që nuk paguajnë janë personat me të ardhura të larta dhe bizneset.
Zef Maçi: Ata që i bëjnë mirë pazaret e ekonomisë shtëpiake, i shlyejnë të gjitha detyrimet e ujit të pijshëm. Por pjesa tjetër vërtitet me gjithë mekanizmat për të justifikuar ndaj këtyre pagesave.
Aksionin e qeverisë për ujin e miripriti edhe kryebashkiaku i djathtë i Lezhës, Fran Frrokaj, por kërkoi vëmendje me të shtuar për mjedisin, duke theksuar se turizmi është një prioritet i bashkisë.
Fran Frrokaj: Ne jemi një vend turistik ku biem më shumë në sy nëse pastërtia na mungon.
Në takim u vendos që brenda javës të gjithë institucionet do të raportojnë pranë prefektit për detyrimet që ata dhe administrata e tyre ka ndaj Ujësjellsave në qarkun e Lezhës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prefekti-i-lezhes-me-libreze-para-drejtuesve-keni-nje-jave-te-paguar-faturat-e-ujit