Ora News - Shtyhet seanca e ankimimit të KSHH për ligjin e dekriminalizimit

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën e ankimimit nga Komiteti Shqipëtar i Helsinkit të ligjit të dekriminalizimit. Shkak është bërë mosformimi i trupit gjykues.
Drejtorja Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erinda Skëndaj tha se disa nene të këtij ligji janë të papajtueshëm me kushtetutën.
Erinda Skëndaj: Ka kundravajtje penale, ka edhe vepra penale me marzhe dënimi që varijojnë me minimum dhe maksimum i cili nuk e bën domosdoshmëri veprën përkatëse një vepër me rrezikshmëri, sikurse mund të jetë shpërdorimi i detyres që ka një minimum prej 6 ose 8 muajsh. Kushtetuta thotë vetëm në rase përjashtimore dhe të justifikuara. Ligji për dekriminalizimin e zgjeron rrethin e veprave penale për të cilat privohen të dënuarit nga ushtrimi i të drejtës së votës përtej kufizimit kushtetues, pra nuk kemi asnjë rast të justifikuar dhe asnjë rast përjashtimor dhe kjo është arsyeja pse KSHH i është drejtuar me kërkesë për shfuqizimin e nenit 2 pika 4 për ligjin e dekriminalizimit dhe nenet përkatëse që kanë lidhje me këtë nen si të papajtueshme me kushtetutën dhe me nenin 3 të protokollit një shtesë të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shtyhet-seanca-e-ankimimit-te-kshh-per-ligjin-e-dekriminalizimit/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS