Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shtyhet për të nëntën herë radhazi seanca gjyqësore për projektin e velierës në gjykatën e Durrësit.
Në një kohë që pritej të merrej vendimi final per fatin e investimit 6 milionë dollarë, trupi gjykues me relator Ergys Gashin ka vendosur shtyrjen e seancës duke kërkuar konfirmim për vërtetësinë organizatës së Shoqerisë Civile që është edhe pala paditëse në këtë proces.
Seanca e së martës filloi mjaft e tencionuar ku përfaqësuesit e shoqerisë civile u përplasen me trupin gjykues në lidhje me praninë ose jot ë medias në gjyq, pasi trupi gjykues kerkoi zhvillimin e procesit me dyer të mbyllura. Por përfaqesuesit e shoqerise civile kishin marrë leje qe mediat te ishin të pranishme në sallë për të ndjekur seancën në lidhje me projektin e debatuar në Durrës.
Pas me shume se tri orësh e gjysmë diskutimesh mes palëve Gjykatësi kërkoi një vërtetim për regjistrimin e shoqatës që ka ngritur padinë kundër projektit të Velierës, dhe për rrjedhojë, vendosi shtyrjen e seances për më datë 25 janar me qëllim administrimin e dokumentit të kërkuar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shtyhet-here-te-nente-seanca-gjyqesore-propjektin-veliera