Studentë të shumtë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të mbështetur edhe nga pedagogë të tyre, ditën e sotme kanë organizuar një protestë për të mos lejuar kalimin e Kopshtit Botanik në administrim të Bashkisë, të vendosur me anë të një VKM-je.
Protesta a nisur në orën 11:00 ku fillimisht studentët janë mbledhur para ambienteve të Fakultetit dhe më pas kanë marshuar në drejtim të Gjykatës së apelit Administrativ, ku në këtë gjykatë do të shqyrtohet edhe ankimimi nëse do të lejë apo jo në fuqi vendimin për t'i kaluar në administrim Kopshtin Botanik, bashkisë së Tiranës.
Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, bën me dije se janë studentët dhe pedagogët e pranishëm në protestë pretendojnë se bashkia e Tiranës ka marrë Kopshtin Botanik për të ndërtuar pallate. Por nga ana tjetër, vetë kreu i kësaj bashkie, Erion Veliaj ka deklaruar se kjo gjë nuk është e vërtetë përkundrazi sipas tij e gjithë zona do të ketë një mbrojtje të veçantë që nuk e ka pasur për gjithë këto vite ku është zaptuar.