BRUKSEL-Komisioni Europian sot i ka rekomanduar sërish Këshillit hapjen e negociatave për Shqipërinë. Në progres raport, theksohet se Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. "Në progresin domethënës të arritur dhe kushteve të përcaktuara unanimisht nga Këshilli në qershor 2018, Komisioni rekomandoi në paketën e tij të zgjerimit për vitin 2019 kërkesën që të hapte negociatat e pranimit me Shqipërinë. Në përgjithësi, Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj dhe ka dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Përfundimet e Këshillit të Qershorit 2018. Si rrjedhojë, bazat e rekomandimit të Komisionit për vitin 2019 për hapjen e anëtarësimeve me Shqipërinë mbeten të vlefshme? thuhet në raport.
Në raport theksohet suksesi nga vettingu që ka nxjerrë jashtë sistemit të korruptuarit edhe dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por edhe operacionet anti-drogë. ?Nga vettingu janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen 60% e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vettingu ka çuar në shkarkimin nga detyra të një numri të magjistratëve të rangut të lartë, duke përfshirë në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Në shtator 2019, një ish-ministër i Brendshëm u shpall fajtor për shpërdorim detyre nga gjykata dhe u dha dënua me tre vite e katër muaj shërbim prove. Autoritetet shqiptare forcuan kapacitetet operacionale, koordinuese dhe monitoruese në luftimin e korrupsionit, përfshirë punën përmes Task Forcës Kundër Korrupsionit, krijimin e një Drejtorie të Asociuar Anti-Korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë dhe të një rrjeti të koordinatorëve antikorrupsion në 16 agjenci në vjeshtë 2019". Përsa i përket institucioneve të reja të drejtësisë, evidentohet ngritja e SPAK-ut dhe gara që po vijon për BKH-në, por ashtu edhe për plotësimin e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.