Ora News - Raporti i DASH, Malaj: Qeveria të marrë masa urgjente nëse do që të hapen negociatat

Ora News Lajme 2018-07-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas konstatimit të raportit të Departamentit Ametrikan të Shtetit se Shqipëtria mbetet vend i vështirë për të investuar ish-ministri i Financave Arben Malaj sygjeron që qeveria të ndërmar masa konkrete për të ndryshuar situatën.

Sipas Malaj problemet e ngritura në raport duhet të trajtohen me seriozitet pasi kjo do të ndikonte edhe në hapjen e negociatave.

Malaj: Fatmirësisht kemi një skaner dhe dimë problemet, dimë dhe sëmundjet që e gulojnë ekonominë tonë. Koha për të vepruar duhet të jetë sa më e shpejtë, përgjegjshmëria për të vepruar duhet të jetë sa më ligjore dhe sa më profesionale. Kritikat e DASH dhe gjetjet dhe rekomandimet e Gjykatës Evropianeve të llogarive besoj se duhen parë me kujdes dhe duhet vepruar pa vonesë. E theksoj këtë sidomos në raportin me BE, ne do të çelin negociatat, por kjo nënkupton se 27 vendet do të cekojnë një nga një legjislacionin shqiptar.

Malaj shprehet se e rëndësishme është që investitorët e huaj të mos e ndjejnë pengesa për të zhvilluar aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Malaj: Çdo kompani nga çdo 27 vendet të mos ndjerë pengesa nga zgjedhjet politike, nga konkurrenca jo e ndershme, nga kufizimi i proceseve të prokurimeve.

Sipas ish-kreut të financave masa të menjëhershme duhet të merren për të rritur transparencën dhe për të luftuar korrupsionin.

Malaj: Legjislacioni i prokurimeve publike për të minimizuar rastet e përdorimit të parave publike pa garë, e dyta përgjegjësia në menaxhimin e financave publike në cdo qindarkë që përdoret në ekonominë shqiptare, transparenca maksimale dhe e katërta ka të bëjë me vullnetin politik,r eduktimin në maksimum i rasteve që kanë simptomat e korrupsionit.

Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit Shqipëria mbetet vend i vështirë për të bërë biznes .Ndërsa si shqetësim kryesor theksohet korrupsioni,konkurrenca si dhe prokurimet publike.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/raporti-i-dash-malaj-qeveria-te-marre-masa-urgjente-nese-do-qe-te-hapen-negociatat

Share This Video


Download

  
Report form