Në 15 tetor publikohet progres raporti, negociatat peng i reformës në drejtësi - Ora News

Ora News Lajme 2015-10-02

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 15 tetor pritet të publikohet progres raporti i radhës i BE-së për Shqipërinë, i cili nuk do të përmbajë rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtësim në union. Burime të Ora News, thanë se Brukseli do të vërë theksin tek mungesa e finalizimit të reformës në drejtësi.Vlerësimi përgjithësisht do të jetë pozitiv dhe në Shqipëri do ta bëjë publik Drejtori për Zgjerim në BE, Kristian Danielson.
Aspirata e Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE do të mbahet peng nga mosrealizimi në kohë i kryereformës integruese, reformës në drejtësi.
Në 15 tetor, Bashkimi Europian pritet të publikojë progres raportin e radhës për ecurinë e përmbushjes së prioriteteve të lëna detyrë për Shqipërinë, që sipas burimeve të Ora News, do të ketë një vlerësim të përgjithshëm pozitiv për realizmin e detyrave, por pa rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në union.
Angazhimi i qeverisë shqiptare, e artikuluar edhe nga kryeministri Edi Rama, ishte për votimin brenda tetorit të reformës, por klasa politike shqiptare, edhe një herë nuk ia doli të kapë ritmin.
Pavarësisht punës së bërë nga shumica e opozita, vetëm në dhjetor do të arrihen të votohen ndryshimet kushtetuese për realizmin e reformës.
BE pritet të vlerësojë punën e bërë deri më tani, por kërkesa do të vijojë të jetë, nevoja për një proçes gjithëpërfshirës së reformës.
Progres raporti do të publikohet në Bruksel, por për herë të parë prezantimi i tij në Shqipërië, do të bëhet në Tiranë nga Drejtori për Zgjerimin në BE, Christien Danielson dhe jo më nga Ambasadori i BE, një format i aplikuar në rastet e tjera.
Danielson pritet ta bëjë publik vlerësimin në një dalje publike.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ne-15-tetor-publikohet-progres-raporti-negociatat-peng-i-reformes-ne-drejtesi/

Share This Video


Download

  
Report form