Komisioni Evropian do te rekomandoje neser Bashkimit Evropian që të nisë negociatat zyrtare për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. Report TV ka siguruar dokumentin ekskluziv të raportit të Brukselit. Në vlerësimin e saj, KE-ja gjykon se Shqipëria ka bërë një progres gjithëpërfshirës, që nga lufta kundër narkotikëve, e deri te sistemi i gjyqësorit, pa harruar çështje jetike si pronat dhe të drejtat e pakicave.
Sipas Komisionit, hapja e negociatave është e domosdoshme që thellimi i reformave të vijojë me ritmin e kënaqëshëm në të cilin ndodhet.
Pjesë nga raporti i KE-së për Shqipërinë:
Shqipëria ka vijuar të bëjë një progres të qëndrueshëm në zbatimin e pesë prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Reforma e administratës publike u konsolidua, me një përforcim të dukshëm të profesionalizmit dhe depolitizimit. U ndërmorën veprime të mëtejshme për të përforcuar pavarësinë, efikasitetin dhe besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë, veçanërisht përmes avancimit në zbatimin e një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi. Kjo përfshin rezultatet e para të prekshme në rivlerësimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (vettingun), me dorëheqjen e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëve të nivelit të lartë, dhe në dëgjesat e para që sollën shkarkimin e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese si dhe konfirmimin në detyrë të një tjetër gjyqtareje të Gjykatës Kushtetuese.
Luftë e vendosur kundër trafikut të drogës