Ora News - “Të bësh biznes”, Sayed: Shqipëria progres, ja ku duhet të përmirësohet

Ora News Lajme 2016-10-31

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përmirësim me 32 vende për të bërit biznes në Shqipëri. Shefja e Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed, thotë në një intervistë për Ora News se Shqipëria ka bërë progres, por rendit si probleme çështjen e pronave dhe inspektimin në dogana.
Intervistoi: Aurora Sulçe
Si paraqitet Shqipëria në raportin e fundit ?Doing Bussnes? të publikuar nga Banka Botërore?
Tahseen Sayed: Me te vertete eshte nje lajm shume i mire per Shqiperine. Raporti ?Doing Bussnes 2017? eshte publikuar 30 minuta perpara kesaj interviste. Ne këtë raport Shqipëria ka bërë progres, duke u renditur ne vendin e 58-të nga vendi i 90-të që renditej në raportin ?Doing Bussnes 2016?. Me lejoni t?iu shpjegoj lidhur me mënyrën e vlerësimit së raportit të bësh biznes. Vlerësimi bëhet në bazë të renditjes, që e citova dhe më lart. Ndërsa elementi i dytë i vlerësimit ka të bëjë me distancën nga vlerësimi me pikë maksimale. Praktikat më të mira me pikët maksimale janë 100, ndërsa Shqipëria vlerësohet në raportin ?Të bësh biznes 2017? me 68.9 pikë nga 61.3 pikë në raportin e një viti më parë.
Cilat janë reformat që kanë ndikuar në këtë progres të Shqipërisë?
Tahseen Sayed: Përsa i përket reformave që kanë ndikuar në vlerësimin e Shqipërisë, tre kanë qenë kryesoret: reforma e parë ka të bëjë me heqjen e moratoriumit për lijet e ndërtimit dhe si rezultat, aktualisht jepen më shumë leje në fushën e ndërtimit; elementi i dytë ka të bëjë me lehtësinë e lidhjeve të energjisë elektrike për bizneset, ndërsa reforma e tretë ka të bëjë me deklarimin dhe pagesën online të taksave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/te-besh...

Share This Video


Download

  
Report form