Rubrika ?Në Librari? sjell edhe këtë fundjavë katër botime të reja. Historiani dhe studiuesi Gazmend Bakiu risjell ?Tiranën e vjetër? në 100-vjetorin e kryeqytetit. Ndërsa, për herë të parë libri ?Vendi ku nuk vdiset kurrë? i shkrimtares Ornela Vorbësi vjen në shqip për të rrëfyer Shqipërinë e diktaturës nga Parid Teferiçi
Libri ?Tirana e vjetër?
?Fotografitë e botimit ?Tirana e vjetër? datojnë gjithnjë përpara vitit 1945?
Gazmend A. Bakiu
Libri ?Tirana e vjetër? nën termin që përcakton territorin e Tiranës, dhe shtrirjen në kohë -nga antikiteti e deri në vitin 1945 vjen sërish, si një ribotim nga studiuesi dhe koleksionisti Gazmend A. Bakiu. Një histori e ilustruar për 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet i përkohshëm, më 11 shkurt 1920, dhe 95-vjetorit të sanksionimit në kushtetutë të Tiranës kryeqytet i përhershëm, më 31 janar 1925.
Shtëpia Botuese ?Mediaprint?
Çmimi 2000
Libri ?Tango në prill?
?Për dashuritë, që digjen ndërsa lindin? Për gacat në hi??
Adriatike Lami
Vëllimi poetik ?Tango në prill? këngë shendi e Adriatike Lamit vjen në këtë muaj të të dashuruarve, si një tango romantike e stinës së artë, por edhe si një valëzim i panjohur më parë, që qenia e pranon ashtu krejt rrëmbimthi.
Shtëpia Botuese ?Pegi?
Çmimi 600 lekë
Libri ?Vendi ku nuk vdiset kurrë?
Jemi në Shqipërinë e pluhurtë dhe të baltë të kohës së diktaturës
Ornela Vorbsi
Për herë të parë romani ?Vendi ku nuk vdiset kurrë? i Ornela Vorbësit, që është botuar në disa gjuhë të huaja, vjen në gjuhën shqipe nga Parid Teferiçi. Teferiçi tregon se si Shqipëria në kohën e diktaturës vjen nëpërmjet rrëfimit të Ornelës, duke e sjell atë përmes anti-edukimit sentimental të të gjitha grave të gjendura në mes të dhunës dhe vetmisë.
Shtëpia Botuese ?Dudaj?
Çmimi 800 lekë
Libri ?Historia e Shqiptarëve gjatë shek.XX?
?Shqipëria përballë një rreziku serioz në Konferencën e Paqes në Paris...?
40 autorë, Beqir Meta
Vëllimi i dytë i ?Historisë së shqiptarëve gjatë shekullit XX? pasqyron studimet shkencore në shumë çështje historike gjatë viteve 1920-?24. Për realizimin e këtij botimi kanë punuar rreth 40 studiues nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët kanë studiuar literaturën historiografike shqiptare edhe të huaj.
Botues
Akademia e Studimeve Albanologjike
Vëllimi II