Rubrika ?Në librari? sjell edhe këtë javë katër botime të reja nga autorë vendas edhe të huaj. Studiuesja Suzana Varvarica rrëfen 20 mjeshtërit e parë shqiptarë të arteve figurative në një libër për të rinj, ndërsa shkrimtari Mehmet Kraja u rikthehet edhe një herë ngjarjeve historike që Kosova ka përjetuar në vitet 1981-84
Libri 1 ?20 mjeshtërit e hershëm shqiptarë?
Studiuesja Suzana Varvarica Kuka sjell 20 mjeshtërit e hershëm shqiptarë ? ?Histori arti për fëmijë dhe të rinjtë?. Ajo na rrëfen se çdo vepër që ka zgjedhur për të ilustruar librin përshkruan aftësitë krijuese, talentin pasqyrues dhe imagjinatën e secilit mjeshtër të hershëm, që ka ndikuar për të krijuar stilin vetjak figurativ.
Autore Suzana Varvarica
Shtëpia Botuese ?Mediaprint?
Çmimi 600 lekë
Libri 2 ?Ringjallja e erosit?
Libri 2
Libri ?Ringjallja e erosit?, i shkruar nga terapistja e çifteve Esther Perel sjell për lexuesit raste konkrete, të pengesave dhe anktheve, që përjetojnë, si burrat edhe gratë për një dashuri të sigurt. Një botim që vjen në shqip, edhe si një ?guidë? për kapërcimin e pengesave
Autore Esther Perel
Përkthyes Erdi Ibro
Shtëpia Botuese ?Pegi?
Çmimi 1000 lekë
Libri 3 ?Udhëzime për kapërcimin e detit?
Një roman metaforë me?Udhëzime për kapërcimin e detit?, që ka në qendër ngjarjet historike në një kohë të errët për Kosovën e viteve 1981-?84. Shkrimtari Mehmet Kraja përshkruan në të gjendjen e represionit mbi gjuhën edhe kulturën, kur të gjithë përbërësit e identitetit në Kosovë kanë qenë të rrezikuar.
Autor Mehmet Kraja
Shtëpia Botuese ?Onufri?
Çmimi 1000 lekë
Libri 4 ?Rruga për t?u bërë dikushi?
7 raste nga qindra të tjerë, vijnë në botimin e studimit të profesor Adem Tamos ,?Rruga për t?u bërë dikush?, jo vetëm për të prezantuar atë çka ndodh në një klinikë psikologjike, por edhe atë që përfitojnë klientët, që vetëdijesohen për të bërë trajtime
Autor Adem Tamo
Shtëpia Botuese ?Toena?
Çmimi 1000 lekë