Report TV - Paralajmëron Basha:Ditët në vazhdim do ketë të reja ...!

Report TV 2018-05-08

Views 0

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka paralajmëruar të reja të tjera ditët në vazhdim, që sipas tij, zbulojnë se qeveritarë dhe vetë Rama janë të përfshirë me krimin dhe trafikantët. Në një dalje për media, Basha tha se deri dje Rama dhe Tahiri ndjeheshin të pamposhtur, ndërsa sot janë në panik e dëshpërim, sepse po ndeshen me të vërtetën dhe kan humbur kontrollin.
?Rama e Tahiri ndjeheshin të pamposhtur deri dje, sot ata janë në panik e dëshpërim, sepse po ndeshen me të vërtetën dhe kanë humbur kontrollin ndaj saj. Ky është vetëm fillimi. Në ditët e ardhshme do ketë të reja të tjera, që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve dhe Ramës në mbështetje të krimit e trafikantëve. T?i presim këto të reja, sesa t?i paragjykojmë. PD në kontakt me qytetarët, oficerët e ndershëm dhe partnerët. Po shqyrtojmë çdo material që fakton lidhjet e trafikantët me politikanët. Ditët e ardhshme do të tregohen të dhënat që disponohen dhe opozita do të jetë në ballë të transparencës?, tha Basha.

Më tej, ai deklaroi se Rama duhet të kishte vënë para drejtësisë punonjësit që arrestuan Dritan Zaganin, i cili sipas Bashës, kishte të drejtë në gjithçka.

?Përgjimet e antimafias italiane tregojnë se Dritan Zagani kishte të drejtë me gjithçka. Rama dhe Tahiri kërkuan ta bëjnë shembull Zaganin për t?i treguar çdokujt në Policinë e Shtetit se çfarë e pret nëse flet. Megjithë presionin e madh që Rama dhe Tahiri ushtruan në çdo hallkë të gjyqësorit dhe prokurorisë, punonjësit që arrestuan Zaganin duhet të hetohen në mbështetje të krimit. Këtë duhet të bënte Rama, të çonte këta punonjësit që arrestuan Zaganin në Prokurori. Por Rama nuk është më kryeministër, është avokati mbrojtës i Tahirit dhe Habilajve. Ai merret vetëm me mbrojtjen e krimit, bredh kudo duke bërë avokatin mbrojtës të Tahirit, sepse kështu mbron veten e tij?, shtoi më tej kreu i PD.

Share This Video


Download

  
Report form