http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor pritet në ?fshikullojnë? shoferët që kryejnë shkelje të ndryshme, sidomos ato që janë përsëritës. Të gjithë drejtuesit e automjeteve që do të ndalohen me celularë në duar rrezikojnë të gjobiten deri në 600 mijë lekë të vjetra shoqëruar me 6 muaj heqje patente. Sipas Shefit të Sigurisë Rrugore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Skender Ismaili, ashpërsimi i disa neneve bëhet me qëllim për sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve.?Disa nga shkeljet kryesore që mendohet të ashpërsohet sanskionet administrative janë përdorimi i mjeteve të komunikimit. Kjo masë administrative të jetë 20 mijë deri në 30 mijë për herë të parë dhe në rast përsëritje do të jetë deri në 60 mijë lekë dhe do të shoqërohet me një masë administrative që është pezullimi i lejes së drejtimit deri në 6 muaj?-tha Ismaili.Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor kanë edhe disa risi si testi i idiotit dhe testi i drogës. Ky i fundit do të jetë i njëjtë si testi i alkoolit ku do të aplikohet tek ato raste ku dyshojnë efektivët e policisë.?Ky lloj testi pavarësisht nga emri që ka është parashikuar që drejtuesit e mjetit të cilët bëjnë shkelje të njëpasnjëshme do ti nënshtrohen një testi të gjendjes psikomotore të tyre. Policia rrugore së shpejti do të pajiset me aparate por ajo ka edhe një test tregues të drogës i cili do ti bëhet çdo personi që paraqet vështrirësi gjatë konstrolleve?-shtoi ai.Por ekspertët e sigurisë rrugore shprehen skeptikë në lidhje me ashpërsimet e reja në Kodin Rrugor. Ky kod sipas nenit, është i detyruar që të ndryshohet çdo dy vite në varësi të situatës që paraqesin raportet zyrtare të aksidenteve. Artur Sulçe shprehet pesimist për efektet që pritet të sjellin këto ashpërsime, që në dukje do të mbushin buxhetin e shtetit dhe jo të ndikojnë në uljen e aksidenteve të shënuara në vend.?Duhet punuar më thellë duke kuptuar backgroundin dhe historikun e aksidenteve rrugore. Kultura e sigurisë rrugore, kultura e arsimimin në vendin tonë është në nivel shumë të ulët. Duhet punuar përditë dhe duhet kuptuar përse vijnë aksidentet rrugore, jo thjesht përkthim i disa direktivave të Bashkimit Europian sepse nuk mund të japim dot zgjidhjet e duhura?- pohoi Sulçe.Një tjetër risi e Kodit Rrugor është edhe masa e këshillimit. Kjo masë për herë të parë do të aplikohet në Kodin Rrugor ku do të jepet për ato drejtues automjetesh që kryejnë shkelje të lehta.