Celulari shkaktar i aksidenteve, ndryshime në Kodin Rrugor - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-06-03

Views 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Megjithëse ditët e fundit janë regjistruar disa aksidente të rënda rrugore, statistikat flasin për 120 ngjarje më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.Në një intervistë për Vizion Plus, shefi i sigurisë rrugore, Skender Ismaili thotë se përdorimi celularit mbetet një ndër shkaqet kryesore dhe tepër shqetësuese.?Është një fenomen që na ka vënë para një përgjegjësie të madhe për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin celularin apo shkruajnë gjatë lëvizjes. Ndodhin aksidente ku përfshihen 5, 6 ose më shumë mjete që do të thotë se ka tërheqje te vëmendjes nga përdorimi celularit.?Për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit policia ka gati draftin për ndryshimet në Kodin Rrugor që parashikojnë 10-fishimin e gjobës aktuale, ndërsa parakalimet e gabuara janë një tjetër shkak i aksidenteve rrugore.?Janë marrë masa që radarët për monitorimin e shpejtësisë të vendosen pranë zonave turistike.?Në këto dite kur pritet edhe rritja e temperaturave, policia ka dhe një apel.?Natyrisht me ndryshimin e stinës drejtuesit e mjeteve duhet të ndërrojnë gomat e dimrit me ato të verës dhe të kryejnë kontrollin teknik të mjetit.?Gjatë vitit 2018 në Shqipëri humbën jetën 213 persona në aksidente rrugore.

Share This Video


Download

  
Report form