Ndryshimet në kodin zgjedhor - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca mbylli betejën ligjore per hartën e re territoriale me opozitën, por zbatimi i kesaj harte ne 21 qershor, duket se mbetet ende nje sfide. 4 muaj para zgjedhjeve lokale, ende nuk eshte ndryshuar as ligji organik për pushtetin vendor e as kodi zgjedhor qe jane te domosdoshëm per zbatimin e ndarjes me 61 bashki; te dy draftet mbeten peng i konsensusit mazhorance-opozite. Eduard Halimi i cili drejton departamentin e drejtësisë ne Partine Demokratike, ka ironizuar metodën e kthyer tashme ne tradite te qeverise per t?i sjelle ndryshimet ne ligje te rëndësishme nëpërmjet iniciativave personale te deputeteve, siç është edhe rasti i kodit zgjedhor. Megjithatë Halimi pranon se kodi do te jete pjese e negociatave PD - PS. Por ndërsa te dy palet kane pranuar te ulen se bashku per çështjet qe kane te bejne me zgjedhjet; ka nje komision te cilin PD vazhdon ta bojkotoje. Qe te zbatohet harta e re territoriale ne kodin zgjedhor duhet te ndërhyhet për përcaktimin e zonave te administrimit zgjedhor, per listat e zgjedhësve dhe per 11 krerët e minibashkive te Tiranës, te cilët nuk do te zgjidhen nga qytetaret por do te emërohen.

Share This Video


Download

  
Report form